DURRËS - Një i kërkuar nga autoritetet amerikane për trafik droge, u arrestua nga Policia e Durrësit. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar 37-vjeçarin Armand Mara (Shima), i njohur ndryshe dhe si Goni Brraka nga Durrësi.

Nga të njëjat burime policore mësohet se Mara ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI, i akuzuar mbajtjen dhe shpërndarjen e sasive të konsiderueshme të kokainës.

Armand Mara, ishte pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në trafikimin e kokainës nga Kalifornia në Boston Massachusetts. Sipas akuzës, janë trafikuar mbi 50 kg kokainë nga Kalifornia në Boston Massachusetts në vitet 2010-2012.


Redaksia online
el.sk/shqiptarja.com