Një 39-vjeçar i shumëkërkuar nga Interpoli, është arrestuar nga polcia në Kuçovë.
 
Pas operacionit të koduar “I harruari”, nga sektori për narkotikët dhe trafiqet në Drejtorinë e Policisë së qarkut Berat në pranga ka përfunduar Mikel Papa, banues në Kuçovë .
 
Ai ishte denuar nga gjykata Italiane me 8.7 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe krijim të organizatave kriminale.
 
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)