Dy të rinj janë arrestuar në Berat dy ditë më parë, pasi kanë kërcënuar një shtetase në rrjetin social Facebook, se do t’i publikonin video intime. Në pranga është vënë 20 vjeçari Pandaleimon Zhonga dhe 19 vjeçari Marjus Doko, të dy banues në Berat. Ata u vunë në pranga pasi “e kërcënonin shtetasen me iniciale A.K. me publikim fotosh e videosh intime. Me qëllim mos publikimin e fotove e videove, Zhonga dhe Dogo i kërkonin shtetases A.K. një shumër prej 300 mijë lekësh të vjetra,” raporton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.