Këshilla praktike për gatimin e midhjeve
në tre mënyra në "Rreze Dielli"


Si çdo ditë në orën 9 e 10 minuta në ekranin e A1 Report në rubrikën e emisionit të mëngjesit "Rreze Dielli", "Të gatuajmë me zonjën Tefta" gatuhen specialitete të kuzhinës vendase dhe të huaj.

rreze dielli

Ndarja e eksperiencave me zonjën Tefta dhe me shefa të kuzhinës shqiptare dhe të huaj bashkë me amvisat është qëllimi kryesor i kësaj rubrike.

Ditën e sotme ishin midhjet si elementi kryesot i tre recetave të gatuara nga i ftuari i kësaj puntate shefi i kuzhinës Armand Kikino.

rreze dielli


rreze dielli

Ai gatoi tre pjata të ndryshme me midhje.

Të treja recetat u përgatitën shumë shpejt pasi shefi i kuzhinës përveç shijes së gatimeve i përgatiti ato në mënyrë të kuptueshme dhe të thjeshtë për të gjitha amvisat që nëpërmjet ekranit të A1 Report mund të përvetësojnë njohuritë e shefit të kuzhinës dhe mund t`i vënë në praktikë shumë lehtë.

rreze dielli

Armand Kikino, përveç titullit shef kuzhine është dhe përfaqësues i kuzhinës italiane historike.

Përveç gatimit të tre recetave shefi i kuzhinës Kikino dha këshilla praktike për gatimin e midhjeve.

rreze dielli

Midhjet kanë disa lloj mënyra të gatuari dhe shef Kikino demostroi për të gjitha amsivat sekretet e recetës së ditës.

Dy janë midhjet më karakteristike për shefin Kikino: Midhja e Sarandës dhe Midhja e Puglia-s.

rreze dielli

Këshillat e tij kryesore ishin në përzgjedhjen e midhjes e cila duhet të këtë aromë deti dhe të jetë e mbyllur.

Më pas ai demostroi dhe pastrimin e midhjeve nga mustaqet dhe dhëmbët e qenit (emërtimet e pastrimit të midhjes).

rreze dielli

Midhja ka tre mënyra pastrimi, me anë të furçës, me anë të ujit të bollshëm duke fërkuar dy midhje me njëra- tjetrën dhe me anë të kruajtjes.

Gatime të shpejta dhe të shijshme me midhjet u servirën në tryezën e kuzhinës së emisionit "Rreze Dielli" në A1 Report.

rreze dielli
 
Receta "Midhje me Limon"
Limon
Piper
Vaj Ulliri
Hudhra
Bagete          
 

Receta "Midhje me Piper"
Midhje
Piper
Vaj Ulliri
Bukë e Thekur
Hudhra
 
 Receta "Cavatelli me Midhje dhe Fasule"
Cavatelli          400gr
Midhje            1kg
Fasule te Ziera   200gr
Hudhra
Qepë
Majdanoz
Kripë
Piper
Vaj Ulliri
 
rreze dielli

Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati