Kosova ka bërë një tjetër hap pozitiv sa i përket rrugës evropiane. Ministria e Integrimit Evropian në Prishtinë ka njoftuar se  këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën .
 
“Miratimi i MSA-së në Këshillin e BE-së shënon përfundimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe hap rrugë për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strazburg”,-theksohet në njoftimin e  Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës
 
Presidentja kosova ka përshendetur këtë marrëveshje. Në një postim në rrjetin social facebook Atifete Jahjaga shkruan se rruga evropaine e Kosovës është e gjatë, por e pakthyeshme.

Edhe qeveria e Kosovës në një deklaratë ka vlerësuar marrëveshjen si të vetmen rrugë që vendi duhet të ndjek, atë drejt Bashkimit Evropian.