Aksesi i fermerëve në kreditim ka qenë tema e mbledhjes së sotme të Këshillit të Investimeve. I ftuar në Këshill, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se pavarësisht rritjes së dukshme të eksporteve, bujqësia vuan ende nga niveli i lartë i fragmentarizmit të tokës.
Ai tha se për këtë vit është dyfishuar importi i frutave dhe është trefishuar ai i vezëve.
''Të dhënat e qershorit të këtij viti, tregojnë që kemi dyfshim të eksportit të frutave. Por rritje kemi edhe në sektorët e perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore. Por edhe sektori i peshkimit ka pësuar rritje. Surpriza e këtij vitit ka qenë trefishimi i ekportit të vezëve’’, u shpreh ministri Panariti.
Nga ana e saj, Ministrja Milva Ekonomi tha se Këshilli i Investimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm në orientimin e investimeve në Shqipëri.
‘’Ky është një këshill që ndan shumë ide dhe rekomandon edhe organizatat qeveritare edhe ato insitutucione të rëndësishme shtetërore per të bërë disa përmirsime lidhur me një klimë të mirë të të bërit biznes’’, u shpreh Ekonomi.
Përfaqësuesit e biznesve dhe organizatat anëtare të këtij këshilli i njohën me një prezantim të detajuar të treguesve të sektorit bujqësor, për të dhënë opinionet e tyre mbi drejtimet nga duhen orientuar investimet.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO