Këshilli i Myftinisë së Librazhdit ka kërkuar shkarkimin e kryemyftiut Taulant Bica, i cili sipas tij ka muaj që nuk ushtron funksionin, por edhe ka sjellje jo korrekte e përbuzëse ndaj anëtarëve të Këshillit dhe besimtarëve të kësaj zone.
Në një letër të bërë publike, Këshilli i Myftinisë thotë se, Komuniteti Mysliman Shqiptarë nuk ka bërë asnjë gjë për normalizimin e situatës ndërkohë që iu ka bërë presion anëtarëve të Këshillit pasi nuk ka dashur që për këtë problem të vihej në dijeni Komiteti i Kulteve.
Në letër thuhet se Komuniteti Mysliman në bashkëpunim dhe me myftiun e rrethit kanë neglizhuar problemet, duke shkaktuar pasoja tek marëdhënja mes besimtarëve.
Anëtarët e Këshillit shtojnë se nëse kërkesa e tyre për largiminn e Myftiut nuk merret parasysh, ata do të ndjekin hapat ligjor.
Deklarata është hartuar nga Këshilli i Myftinisë,këshillat e xhamive, Hoxhallarët, Imamët dhe besimtarët e Librazhdit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com