Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u bë edhe një strehë për personat që janë të përfolur për shkelje ligjor. Një nga gjet është edhe anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo i cili tani më është bërë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Krahas tij dhe dy këshilltarët e Presidentit Nishani janë zgjidhur anëtar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Pas kandidimit në garë, Petraq Milo, Ylli Asllani dhe Gjergj Lezhja janë bërë pjesë e strukturave të larta të Partisë Demokratike. Por roli i tyre si funksionar publik duket se bie ndesh me funksionin politik. Personi që mund të konsiderohet që ka bërë shkeljen më të madhe është anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Banës së Shqipërisë, Petraq Milo i cili e ka të ndaluar ligjërisht që të marrë pjesë në aktivitete politike.

Kësisoj tani më ai është i rrezikuar për t’u shkarkuar nga funksioni që mban në Bankën e Shqipërisë pasi ka dalë hapur kundër ligjit.