TIRANE - Këshilli i Prokurorisë së Përgjithme gjatë mbledhjes së sotme ka diskutuar kërkesat e 22 prokurorëve për të lëvizur nga një prokurori në një tjetër. Bëhet fjalë për 8 vende vakante që janë shpallur në organin e akuzës dhe për pasojë 22 prokurorë kanë shfaqur interes, duke depozituar kërkesën.

Mirëpo gjatë diskutimit anëtarët e Këshillit të Prokurorisë kanë vendosur që ti propozojnë të gjithë listën emërore kryeprokurorit Llalla për të zgjedhur vetë ai emrat e tetë prokurorëve që kanë shfaqur dëshirën për tu transferuar.

Pritet që në ditët në vijim, Llalla ti drejtohet me një kërkesë presidentit Bujar Nishani, duke kërkuar dekretimin e 8 prokurorëve htë zgjedhur nga Llalla.Pavarësisht kësaj, Llalla do transferojë dhe prokurorët e tjerë në pozicionet që do mbetet bosh. 

Redaksia Online
(G.M/e.q/Shqiptarja.com)