Ka apo jo dasmë...? Stresi bën deklaratën surprizë pasi u përfol për ndarje nga partnerja

Ka apo jo dasmë...? Stresi bën deklaratën surprizë pasi u përfol për ndarje nga partnerja

Prej disa ditësh po përflitet se çifti i njohur i shoëbizit i a dhënë fund lidhjes. Reperi i njohur Stresi dhe bashkëshortja e tij Keisi pas fshirjes së çdo publikimi nga rrjetet sociale ngritën dyshimet se janë ndarë. I sapo dalë nga burgu, reperi ka dhënë një deklaratë në media lidhur me dasmën e shumëpërfolur që pritej këtë verë.

 I pyetur së fundmi në emisionin “72 Sen” se nëse do ketë dasmë ai i ka bërë lëmsh të gjithë me përgjigjen.

“Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s'kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s'kam bërë e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë.”, përfundoi Stresi duke lënë të kuptohet se dasma me Keisin do të bëhet. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit