'Ka ardhur koha e ndryshimin në Shqipërisë, ashtu si ndodhi në Kosovë', Rama replikon me komentuesit: Si s'gjeta një demokrat normal,  duro se erdhi prilli

'Ka ardhur koha e ndryshimin në Shqipërisë, ashtu si ndodhi në Kosovë', Rama replikon me komentuesit: Si s'gjeta një demokrat normal,  duro se erdhi prilli

Kryeministri Edi Rama u ka kushtuar kohë komentuesve në Facebook, komentet e të cilëve janë nga më të ndryshmet. Në komentet e Ramës nuk kanë munguar batutat dhe as acarimet me disa që sipas tij janë "ndotës mjedisi me gjuhë vulgare".

“Ka ardhur koha e ndryshimit edhe në Shqipëri… shpresojmë populli ta kuptoje mos bjerë pre e propagandës së stilit Putin…” shkruan një qytetar në një nga postimet e kreut të qeverisë shqiptare.

Rama nuk ka kursyer batutat dukë thënë se si nuk gjeti një demokrat normal që komenton në postimet e tij, ndërsa  i kërkon të presë edhe pak se prilli po vjen.

“Ahahahah po si s’e gjeta një demokratikas normal ketu, te gjithë kanë frike se mos gabon populli. Duro duro se ja erdhi prilli e na e tregon populli si vazhdon kjo pune”.

Një tjetër komentues i drejtohet Edi Ramës duke i thënë se i vjen turp që e ka kryeministër, pasi edhe Kosova është më lart se Shqipëria për procesin zgjedhor.

“Ne fakt ti meriton te dalësh jashtë qe këtu si ndotes mjedisi me këtë gjuhe vulgare, por kjo është pune e Rojës se Etikes se faqes, jo imja, ndërkohë qe duke te bashkangjitur përshëndetjen time për zgjedhjet ne Kosove, uroj qe Zoti te ta lehtësojë barrën e mllefit qe te ka trashur gjuhen dhe renduar qepallat e syve” shkruan Rama.

Në komente ka pasur edhe pyetje për rindërtimi dhe se nga sa shtëpi përfitojnë ku ka disa kurora brenda një familje. Kryeministri u është përgjigjur duke thënë se çdo kurorë do të bëhet me shtëpi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/02/2021 22:31

    Ne 30 vjet tre here kemi thene hajde ta provojme dhe nje here PD,dhe sa here qe e kemi provuar e ka nxjerre shtetin piramide

    Përgjigju
  • Cubi: 15/02/2021 21:23

    Mos caj like. Je CUB lere ca thon injorantet e shqupit se ju ka mbyllur syt sala tamam sic ja mbyllur polatit kur e cojn ne ato vrimat fshehta. Ti ke ber sa sesht ber ne me shun se 20 e ca vjet nga paraardhesit tuaj qe e kan mendjen vetem me vjdhur e shkaterruar. Me 25 prill e ke te sigurt sic fitoj kurti ne kosov.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë