LEZHE - Ka reaguar kreu i komunës së Shëngjinit Salvado Kaçaj, lidhur me kallëzimin penal të ngritur ditën e sotme ndaj tij, për zaptimin e hapësirave publike në plazhet e Shëngjinit.
Kaçaj e ka cilësuar këtë si një sulm politik ndaj tij, ndërsa thekson se lejet janë dhënë në konform të ligjit dhe dokumentacionit për katis.
Sipas Kaçaj ai nuk ka pasur asnjë dijeni për kallëzimin dhe se e është njoftuar nga mediat për këtë, ndërsa shton se policia po bën shantazh ndaj tij dhe se edhe ai do të dorëzojë kallëzim penal ndaj personave përgjegjës që sipas tij duan të dëmtojnë imazhin e Shëngjinit.
“Ky është një sulm politik për të dëmtuar imazhin e Shëngjinit. Lejet për shezlonge janë dhënë konform ligjit dhe kam të gjithë dokumentacionin. Tatimet kanë ushtruar kotrolle pa praninë e komunës dhe unë vetëm sot jam vënë në dijeni nga media për kallëzimin në Prokurori ndaj meje. Policia e shtetit po bën shantazh, do t’i padisë ne Prokurori personat përgjegjës që duan të dëmtojnë Shëngjinin. Prokuroria do të nxjerrë të vërtetën.” është shprehur Kaçaj
/Shqiptarja.com

VIDEO