Kaçaniku në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kaçaniku në zgjedhje të jashtëzakonshme
Presidentja Atifete Jahjaga mori vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të Komunës së Kaçanikut të mbahen më 17 qershor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, udhëzohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kaçanikut, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca e shtetit. 

Kryetari i deritashëm i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, kishte dhënë dorëheqje nga ky post, pas fuqizimit nga Gjykata Supreme e Kosovës të aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, që Zharkut ia pat shqiptuar para një viti një dënim prej tre vjetësh burgim, për veprën penale të detyrimit. 
/rg/shqiptarja.com/



  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni