GRAMSH-Elvin Hysa 32-vjeç para dy ditësh mbyti gruan e tij 31-vjeçaren Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë. Pranë mesnatës, pak para se të flinin ata kanë pasur debate të forta në dhomën e tyre mbi dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte, ndërsa më pas 32-vjeçari e mbyti në gjymë.
Pas ngjarjes, nëna e autorit ka folur në një intervistë për Report Tv. Sanije Hysa shprehet për Report Tv, se i biri kishte çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe.

Autori Elvin Hysa
Sipas saj, çifti prej kohësh kishte konflikte, pasi autori dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë konflikt ishte në dijeni edhe familja. Çifti jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, në një shtëpi thuajse të rrënuar, ndërsa janë prindër të tre fëmijëve.
-
pse nuk vrau veten ky I semuri mendor, por vrau gruan???? Ishte aq jo I semure qe t'i dhimbsej jeta e tij???? me keto semundjet mendore u be rruge! Normal qe nuk je mire nga trute kur vendos te vrasesh nje njeri, por sidoqofte nuk te ben kjo nje te semure mendore!!! Po tre femijet e shkrete?? I pyeti "I semuri" a donin te lindnin , apo bam a bum bej femije???
Përgjigju








Komente
Komento