Stilisti i famshëm shqiptar Joni Peçi e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama me një pamje të këndshme.
I ftuar në emisionin e Mustafa Nanos, ai ka komentuar për veshjen e kryeministrit shqiptar.
Kur është pyetur nga drejtuesi i emisionit, ai ka theksuar se nuk e shqetësonte veshja por puna dhe ndikimi tek të gjithë personat e këtij vendi, pasi është shumë bananle të flasësh për pantallonat e kryeministrit në vend që të flitet për punën dhe ndikimin e tij.
“Veshja është çështje shijesh. Unë preferoj më shumë të shikoj Edi Ramën me këtë veshje se sa një politikan me këpucë lustrafin dhe një kostum sportiv e çorape për palestër në aeroport”, është shprehur stilisti Peçi.
Ai e ka vlerësuar me notën 9 dhe ka theksuar se ka diuktuar një lloj mode në heshtje për të gjithë politikanë e tjerë.
“Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë, por në shumë raste kryeministri Rama duket shumë këndshëm me veshjet e tij”, ka thënë stilisti.
Kryeministri Rama njihet për veshjet e tij ekstravagante duke dalluar nga politikanët e tjerë, të cilët janë mjaftuar me veshjen serioze kostum kravatë dhe këpucë.
Ai ka rënë në sy edhe në takimet jashtë vendit me atletet, ngjyrat e ndezuara apo kravatat e çuditshme.
Komente










