‘Ka dyshime se është përdhunuar’ mediat në Kenia shkruajnë për Joy-n që u dhunua në Tiranë! Bashkatdhetarët nisin mbledhjen e fondeve për kurimin e saj

‘Ka dyshime se është përdhunuar’ mediat në Kenia shkruajnë për Joy-n që u dhunua në Tiranë! Bashkatdhetarët nisin mbledhjen e fondeve për kurimin e saj

Nëna dhe Joy në spital

Zyrtarët e qeverisë nga Kenia kanë vizituar Joy Aoko në spitalin ku është shtruar në Tiranë, pas lutjeve dhe thirrjeve nga shtetasit kenianë në diasporë, që kanë zbuluar rastin e dhunimit të 22-vjeçares.

Mediat në Kenia KDRTV shkruajnë se qeveria dërgoi dy zyrtarë të lartë për të shkuar dhe për të mbledhur më shumë informacion se çfarë ndodhi në të vërtetë me Joy përpara se ajo të gjendej pa ndjenja pranë pallatit ku jetonte, si dhe të kontaktonin autoritetet lokale për të konstatuar gjendjen e saj dhe ecurinë e hetimeve.

Zyrtarët qeveritarë udhëtuan nga Italia ku janë të vendosur në Ambasadën Keniane në Itali, e cila i shërben korridorit të Evropës Lindore që përfshin Shqipërinë dhe vendet fqinje. Ata kanë diskutuar me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas janë takuar efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve, megjithëse raportet e mëparshme kundërshtonin atë që policia i tha familjes, e cila tregoi se Joy Aoko u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur kati i dytë i pallatit të saj.

Mamasë së Joy-t iu desh të zhvendosej përkohësisht në Shqipëri për t'u kujdesur për vajzën e saj që është në koma. Aktualisht, ka pretendime se Xhoi është përdhunuar, por policia duhet të përfundojë hetimin dhe të dalë me një raport përfundimtar se çfarë ka ndodhur saktësisht me Joy-n, i cili kishte punuar në Shqipëri për më pak se 6 muaj.

Qindra dashamirës nga Kenia dhe diaspora po mbledhin të ardhura që të kontribuojnë në shpenzimet e saj mjekësore të cilat po rriten çdo ditë. Një faqe Gofundme u krijua nga miqtë e saj dhe tashmë qindra njerëz kanë kontribuar.

22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhet në koma e shtruar në spitalin e  Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.  Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.

Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja