Ka filluar punën Zyra Administrative në veri

Ka filluar punën Zyra Administrative në veri
Të punësuarit e kësaj zyre mëngjesin e sotëm kanë arritur në ndërtesën e cila gjendet më lagjen e quajtur “Mahalla e Boshnjakëve”.
Shefja e kësaj zyre Adrijana Hoxhiç dje ka konfirmuar se rreth 40 zyrtarë kanë nënshkruar kontratat dhe ata do të jenë duke punuar.
 Edhe policia e Kosovës ka konfirmuar se është shtuar prania e zyrtarëve policor rreth kësaj ndërtese. 

Hoxhiç ka vënë në duke se detyra e parë e zyrës administrative do të jetë strategjia për realizmin e projekteve në veri. 

“Këtë strategji për veriun e Mitrovicës do ta bëjnë njerëzit ekskluziv të cilët punojnë në këtë administratë. Nuk do të ketë projekte të imponuara, do të thotë do të punojmë në projekte që janë të nevojshme për qytetarët e veriut të Mitrovicës” ka thënë ajo për infoglobin. 

Hoxhiç ka theksuar se zyra administrative nuk është instrument politik i Prishtinës për veriun e Kosovës, dhe se bëhet fjalë për zyren e cila do të merret me pyetje praktike dhe teknike.“Qëllimi i kësaj zyre është që të përmisohet jeta e njerëzve në veri të Mitrovicës” ka pohuar Hoxhiç.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin