Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve të Erzen Breçanit për të caktuar ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të tij, ndërsa caktoi datën 12 mars si afat limit për vlerësimin e gjendjes. Pretendimet e mbrojtjes janë se Breçani, për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.
Avokatët e Breçanit, i cili akuzohet pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, bashkë me 11 persona të tjerë, 5 të arrestuar, kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, ndërsa prej kohësh zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës ndodhet në spital.
Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.
Ndërkohë detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës.
SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal, përfshi dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.4%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor, 12:08
-
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
18 Dhjetor, 11:40
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
18 Dhjetor, 10:20
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
17 Dhjetor, 09:36
-
Trafik droge në Spanjë, konfiskohen 27 pasuri të klanit Farruku, hiqet sekuestro për 40 të tjera! 'Koka' e grupit, shqiptari me 10 emra
17 Dhjetor, 08:57
-
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
16 Dhjetor, 15:20
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, ankimon heqjen e masës në Apelin e GJKKO
16 Dhjetor, 15:20
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
VIDEOLAJM/ Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Kështu e ka jeta
16 Dhjetor, 10:01
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor, 14:13
Dergojeni ta bej burgun ne resort me 5 yje se kshu funksionon ky vend.Kriminel qe gjakosi popullin kur ishte shef dhe nuk kishte fobi nga gjaku por tani ne burg paska fobi nga vendet e mbylluta.E sigurt qe mjeket do kercenohen e korruptohen dhe do e nxjerin.
PërgjigjuClaustrophobia?! Na mbushe mendjen o Brecan! Po kur udhetoje me makine,me avion,apo kur shkoje ne hotel nuk e kishe?! Avokatucet e shpiken kete, se e dine se po te thoshje qe jam me zemer.sic the ne fillim,nuk te besonte njeri,me ate fizik qe ke,me keto maja e male qe ke ngjitur dhe aq me teper qe ke kaluar testimet fizike e mjekesore e stervitjet disa here si polic qe ke qene! E te gjitha keto nuk jane per nje person qe vuan nga zemra e keshtu shpiken /claustrophobine/ per te justifikuar /zemren/! Brece,perpiqu prape e gjej ndonje gje me bindese,se /claustroja/ sherohet me antidepresante dhe me disa ekspozime te vazhdueshme te ambientit qe i trembesh-BURGUT!
PërgjigjuBurgu për burrat është!
PërgjigjuPaskan fobi kriminelet..!!!?
PërgjigjuPse ca e dije burgun ti o xeni . Te ishte rehat po e rrezikonim te gjith iher me qen. Hajt se do msohesh
PërgjigjuDërgojeni në Rusi se Arctic se ka ambiente të hapura atje.
PërgjigjuTë tërë sëmuren këta kriminel,sa futen brënda.
PërgjigjuFobi ambientet e mbyllura.Po ku duhet ta cojne sipas avokateve , ne plazh apo ne bjeshke :D
PërgjigjuPo kur merrte leket pse skishte fobi ky monster