Ka një keqkuptim të madh: Berisha, Basha nuk janë as të Djathtë!

Ka një keqkuptim të madh: Berisha, Basha nuk janë as të Djathtë!

Si shumë gjëra false postdiktature, edhe përvetësimet partiake janë një nga falsitetet më të mëdha të tranzicionit shqiptar. E djathta e Sali Berishës dhe sot e Lul Bashës, nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtën Perëndimore. Asgjë!

E djathta është gjeneratore e të bukurës, pasurisë dhe mirëqënies. Kujtoni familjen italiane fiorentine: I Medici. Të pasur sa më s’ka dhe mbështetës të së bukurës që sot është pasuri e Italisë dhe e mbarë botës: Pa i Medici nuk do të ishte Leonardo, Michelangelo dhe kryeveprat e tyre. Por që ta mbështesësh të bukurën duhet ta njohësh atë, duhet të dish të dallosh një Michelangelo nga një…! Pa shkuar deri në Rilindjen italiane, edhe fashistët e Mussolinit erdhën si pushtues në Tiranë, por investuan në pasuri që i mbetën shqiptarëve: Qendra e Tiranës e Bulevardi lindi me ta; Burintin, Foniqin e zbuloi arkeologu i sjellë nga Italia fashiste; arkitekturë, rrugë, shkolla spitale i kemi ende prej tyre. Qendra e Petrelës, pranë Tiranës, është arkitektura fine e kësaj të djathte italiane.

Pastaj na vijnë në mendje “bukuritë” e lëna nga “e djathta” e Bashës dhe e Berishës . Nuk mund të jetë i djathtë një individ që nuk dallon një mobilje të Gio Pontit nga kolltuqet turke, duke i hedhur sikur të ishin mbeturina pa vlerë, nuk mund të jetë i djathtë një individ që pëlhurën e kadifenjtë të poltronave në teatër e ngatërron me cohat sintetike turke që elektrizojnë çdo fustan. Nuk është i djathtë kush nuk kupton se në qendër të kryeqytetit kishte vizatuar një lines gjigand si dhuratë për qytetarët. Nuk është i djathtë kush nuk njeh ndryshimin e pllakave majolike të banjove publike, nga gurët natyralë dhe mermeri i çmuar i trevave.

Mjafton të njohim dhe një të djathtë si Berluskoni: Milano 2 dhe Milano 3, dy qytetet satellite që si sipërmarrës e ndërtues ngriti rreth Milanos, ato që i dhuruan milionat e parë duke e futur në listën e milionerëve të botës, janë oazë gjelbërimi: 80 përqind e territorit gjelbërim dhe 20 përqind ndërtime. A kanë gjë të përbashkët me të djathtën shqiptare që betonizuan edhe parkun, Lanën e çdo oborr mes pallateve që kishte edhe një pemë?

Pastaj e djathta perëndimore është zemërgjerë: nuk e përqëndron, grumbullon bukurinë dhe pasurine brenda 4 mureve të kullës personale, pa pasur të bukurën përreth. Shihni pak sjelljet individuale të dy “të djathtëve” shqiptarë: Vila, zyra në luks, kulla e superatike personale, të rrethuar me mure të lartë dhe roje, por çfarë kanë ata përreth?  Në Gjirin e Lalëzit mbeturinat dhe inertet e hedhura nga vilat e të pasurve, në Tiranë përvetësojnë edhe ashensorët që kanë të drejtë të ndajnë në komunitet.

Një keqkuptim i madh ka ndodhur në Tiranë: “E djathta” e Bashës dhe e Berishës, nuk është as e djathtë sepse nuk di të dallojë të bukurën.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albi: 10/10/2020 11:22

    Po per betonizimin e Veliajt qe shkaterroj gjithe Tiranen.

    Përgjigju
  • Ervin: 09/10/2020 19:44

    Sa qenke lodh! Tere kjo pacavure per te sterthene dicka qe eshte thene shume here. Basha dhe Berisha jane te djathte aq sa eshte Rama i majte. Ngase eshte “i majte” eshte aq i lidhur ngushte me oligarket. Pse eshte “i majte” krenohet edhe tv te botes se ne Shqip. nuk ka as sindikata punetoresh. Ah pika, o Alba!

    Përgjigju
  • labi: 09/10/2020 13:57

    Nuk diskutohet qe nuk jane te djathte dhe nuk diskutohet se e kan tradhetu te djathten.ata jane vecse hajdute dhe vrases

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg