Ka një mënyrë të kuptohet, nëse politika është peng i këtyre bandave që po arrestohen

Ka një mënyrë të kuptohet, nëse politika është peng i këtyre bandave që po arrestohen

Berisha në dritare

Operacioni i madh i SPAK ndaj 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, po mban të mbërthyer opinionin publik për shkak ndjeshmërisë që ngjallin emra të njohur të krimit të arrestuar apo shpallur në kërkim, dhe historitë mizore të tyre kryesisht ndaj njëri- tjetrit.

Ka po ashtu një përpjekje për ta sulmuar politikisht aksionin e SPAK apo për të krijuar idenë e përdorimit politik të bandave nga pushteti apo opozita.

Nga një vështrim i shpejtë i atyre që po botohen dhe që t’i sjellin zorrët tek fyti, shikohet qarte se brenda tyre bandat nuk kanë vepruar me aleancat politike që kanë pasur jashtë, por sipas halleve të tyre.

Ti nuk e dallon dot nëse aleanca e Martinaj me Nokën që i kanë vrarë vëllain, kundër të tjerëve, është aleanca e PS me PD kundër të tjerëve apo halli i tyre.

Por ka një mënyrë për të kuptuar nëse politika është peng i krimit apo jo.

Dhe kjo shikohet nga reagimet politike.

Sali Berisha dhe Ilir Meta po sulmojnë SPAK për operacionin, në vend që ta lavdëronin. Nga një anë thonë se këta kriminelët janë të lidhur me pushtetin dhe me Partinë Socialiste, dhe nga ana tjetër sulmojnë SPAK për operacionin.

Akoma më shumë në një postim të dy ditëve më parë, Berisha akuzonte qeverinë se ka zhdukur Evris Martinaj, dhe pastaj akuzonte SPAK se ka ndihmuar Arben Nokën të arratiset, ndërkohë që Noka dhe Martinaj, sipas SPAK, ishin aleatë kundër pjesës tjetër të bandave.

Kjo tregon që Berisha nuk është i lirë të flasë njësoj për personat në kërkim, por për disa kërkon llogari pse nuk i kanë shpëtuar jetën, e për disa kërkon llogari pse i kanë shpëtuar arrestimit.

Tani nuk e kuptoj pse dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë të mërzitur pse SPAK po arreston gjithë kriminelët e Shqipërisë, meqë thonë se ata janë të Partisë Socialiste. Ata duhet të bëjnë festë për këtë.

Nga ana tjetër socialistët nuk kanë reaguar dhe as kanë bërë komente për emra te veçantë të arrestuar, por vetëm kanë lavdëruar SPAK për operacionin.

Liria e tyre për të mos qenë peng i grupeve kriminale është lajm i mirë, ashtu sikurse pafuqia e Berishës dhe Metës për t’u ndjerë të lirë të gëzohen që arrestohen grupe kriminale ngre pikëpyetje për dhimbjen që atyre u ka shkaktuar ky operacion. Se nuk besoj që bëjnë si të mërzitur, nga droja se mos i takojnë në qeli më vonë./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 20/05/2024 20:56

    vini foton e rames, aty se ai i ka perdore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje