TURQI - Rey Manaj ka shënuar 18 gola këtë edicion me Sivasspor dhe vlera e sulmuesit të Kombëtares është rritur në pak muaj. Nga hija e dëmtimit dhe mos përshtatja në Angli, Manaj po tregon veten këtë edicion dhe pritet që vera të jetë e nxehtë me të në merkato.
Zëdhënësi i Sivasspor, Gokhan Karagol tha se Manaj është i lidhur me klubin dhe për të ka oferta serioze.
“Ne jemi pranë të gjithë futbollistëve tanë. Një nga arsyet pse është rritur performanca e Rey Manajt është marrëdhënia jonë e mirë me të. Vendimin tonë për Rey Manajn do ta marrim në fund të sezonit. Kemi edhe 11 ndeshje të tjera përpara. Unë fola me të dhe ai tha: “Unë e dua shumë Sivasin dhe po mendoj për 11 ndeshjet e mbetura. Ky vend më shtoi shumë vlerë”, tha ai.
Nëse dëshironi të luani futboll në Sivas, do të keni sukses. Na duhen emra për gola të rinj. Për Rey Manaj ka oferta shumë serioze. Ne e duam shumë Rey Manajn dhe lojtarët tanë të tjerë. Ne po i kushtojmë vëmendje të gjithëve," tha zyrtari i Sivasspor.