'Ka qenë e mrekullueshme të jem pjesë e Interit', Conte fjalë lamtumire! Mediat e bëjnë të kryer largimin, gati zëvendësuesi

Trajneri i Interit Antonio Conte ka dhënë sinjale lamturire në përfundim të finales së Europa League kundër Sevillia-s, pasi zikaltërit humbën me rezultatin 3-2. Duket se aventura e trajnerit më të paguar në Seria A do të përfundojë me skuadrën milaneze pas vetëm një sezoni. Sinjalet ishin dhënë që pas ndeshjes së fundit në kampionat me Atalantën, por tani gjithçka duket më e qartë.

“Ka qenë e mrekullueshme për mua të jem trajneri i Interit, falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë ta provoj këtë eksperiencë. Ka disa gjëra që kam përjetuar këtë vit që nuk më kanë pëlqyer, me gjithë respektin për të gjithë. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime. Sepse nëse disa situata ndikojnë te familja ime, kjo nuk është e pranueshme për mua.

Gjithçka ka një limit, duhet të kuptoj ku është limiti im. Do ta sqarojmë situatën me qetësi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që të kaloja një vit të madh tek Interi, por ka qenë gjithashtu edhe një vit shumë i vështirë,”- u shpreh tekniku i Interit i pyetur në lidhje me të ardhmen. Ndërkohë për sa i përket disfatës në finalen ndaj Sevijas, Konte deklaroi:

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e ekuilibrurar. Ne kemi pasur raste, por jemi ndëshkuar nga një devijim i pafat i Lukakut. Ndjejmë keqardhje, por skuadra dha gjithçka kundër një rivali me shumë eksperiencë që është mësuar me ndeshje të tilla dhe që e ka fituar finalen disa herë. Në fund, kjo është ajo që e bëri diferencën,”- përfundoi tekniku italian.

Përsa i përket të ardhmes mediat italiane janë në sinkron me njëri-tjetrin për Antonio Conte-n. Përveçse e bëjnë fakt largimin e tij ata thonë se Masimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i zikaltërve. Shumë shpejt pritet të vijë edhe konfirmimi nga drejtuesit kinez, që muajin e fundit kanë qenë afër skuadrës.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leli: 22/08/2020 14:12

    Te gjith ne shtrunge.nga presidenti deri te bashkiaket e admidistratoret e punonjsit e bashkive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen