Ka shpallur kandidaturën për kreun e PD, Edvin Kulluri në Report TV: Basha ka 4 vite që drejton partinë me mungesë transparence! Nëse më ftojnë në Kuvend më 11 dhjetor, do shkoj

Ndonëse nuk ka ende garë të hapur zyrtarisht, Edvin Kulluri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD-së. I ftuar në studion e Report Tv, teksa komentoi situatën brenda PD, tashmë me dy data të shpallura për mbajtjen e Kuvendit, Kulluri u shpreh se do të marrë pjesë më 11 dhjetor në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, nëse do të ketë ftesë për të. Sipas Kullurit, data 18 dhjetor për thirrjen e Kuvendit nuk është datë e dalë nga delegatët, por nga 'kryesia e Bashës'.

Akuzave të PD se firmat e delegatëve të mbledhura nga Sali Berisha nuk janë të vërteta, Kulluri i përgjigjet duke u shprehur se Basha nuk mund të kërkojë transparencë, në një kohë kur vetë nuk është treguar transparent në drejtimin e PD-së.

"Kur 4200 delegatë, pra diku 60% e delegatëve kanë firmosur që do kërkojnë mbledhjen e kuvendit, unë për princip jam me demokratët. Kryesia është një kryesi me anëtarë të emëruar, pa garë, emra të propozuar nga Basha. Kjo është kryesia e Lulzim Bashës në PD. Në dijeninë time, procesi i mbledhjes së firmave është i rregullt dhe firmat janë autentike. Kjo parti ka 4 vite që drejtohet me mungesë të tmerrshme transparence. Kur kërkon Bardhi dhe Basha transparencë, është e panevojshme sepse ata janë të fundit që duhet të kërkojnë transparencë. Basha nuk ka mbajtur asnjë princip e standard demokratik gjatë drejtimit të PD. Midis një njeriu që ka vjedh vota për t'u bërë kryetar partie dhe 4200 demokratëve, patjetër jam me demokratët. Nëse më ftojnë me 11 dhjetor, do shkoj dhe do mbaj fjalën time", tha ai.

Kulluri nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashës, teksa tha se PD nuk mund të ketë të ardhme me të dhe se më 11 dhjetor ka gjasa të kërkohet pikërisht shkarkimi i tij.

"Unë do shpall platformën time të qartë kur të shpallet gara për kreun e PD. Kuvendi do të mblidhet për të miratuar statut të ri, për të sjellë në shina partinë dhe do prodhojë një proces zgjedhor. Nuk mund të ketë një të ardhme PD me Lulzim Bashën. Ka gjasa që shkarkimi i tij të kërkohet në Kuvend. Basha është i papërgjegjshëm sa edhe statutin që e ka qepur vetë, edhe atë e shkel. Basha deri tani nuk e ka provuar veten, nuk ka patur zgjedhje në PD. PD nuk është biznes i familjes së Bashës. Basha i ka vendosur listat në 12 të natës, u fut në qeveri me Ramën në 2017 dhe ndërkohë që duhej të luftonte Rilindjen, luftonte LSI. Nëse ne nuk gjejmë një zgjidhje të vërtetë, nuk kemi të ardhme pas Kuvendit", tha Kulluri.

Ditën e djeshme, pas debateve të nxehta dhe akuzave të forta, Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Pas kësaj, Sali Berisha doli menjëherë në një konferencë për shtyp, duke mos u lëkundur nga data 11 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?