Edhe pse është në hartën e personave të prekur me COVID-19, në qytetin e Fierit ndërgjegjësimi nuk është arritur në masën e duhur. Pavarësiasht kufizimeve për të qarkulluar me makina dhe për të shmangur daljet e panevojshme nga shtëpia, rrugët këtë mëngjes ishin me lëvizje trë shumta qytetarësh. Efektivët e policisë dhe të ushtrisë në terren shmangin grumbullimet e njerëzve, ndërsa kontrollohen edhe për ata persona që mund të kenë qenë në zonat e kuqe të prekura nga koronavirusi, dhe që thyejnë vetëkarantimin duke dalë në rrugë.
Lajmi kryesor:
Doli nga shtëpia pas orës 18:00, gjobitet këmbësori në Vlorë! 245 shoferëve u hiqet patenta 3 vite, 104 gjoba! Në Lezhë 'transport' mielli me gomar (VIDEO)











