'Ka vdekur truproja e Ramës'/ Veliaj-Berishës: Pis burrë, a ke cipë, ti i përdorje për të vrarë njerëz (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte ditën e sotme në Pezë në ku u takua me banorë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatës fjalës së tij, Veliaj komentoi deklaratën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili publikoi në rrjetin e tij social një deklaratë ku shprehej se një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama ka vdekur  dhe një tjetër ka humbur jetën gjatë fushatës elektorale në Librazhd. Veliaj tha se ata janë shëndoshë e mirë teksa deklaroi se atë gardë Berisha e përdorte për të vrarë njerëz.

"Gardistët janë shëndoshë e mirë, pis burrë a ke turp a ke cipë. A ke dinjiitet të flasësh për ta, kur gardën e përdorje për të vrarë njerëz. A ka ky fytyrë të flasë ky plak pervers?", tha Veliaj.

Veliaj theksoi se 30 qershori është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë për familjet shqiptare.

“Kemi vetëm 15 ditë që e gjithë Peza, që e gjithë lugina e Erzenit, i gjithë fshati të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm për 30 qershorin duke treguar që nëse ata janë me gurë ne jemi me përqafime, nëse ata janë me molotov ne jemi me asfalt, nëse ata janë me fishekzjarre ne jemi me institucione arsimore, nëse ata duan sherr ne duam familjet tona dhe njëri-tjetrin. Nëse ne bëjmë diferencën data 30-të është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë bashkë me familjet tona. Iu them të gjithë demokratëve; ata i kanë rregulluar punët e tyre”, tha Veliaj.

Ai iu drejtua me një mesazh edhe të gjithë atyre ish simpatizantëve dhe militantëve të PD-së të cilët kanë vendosur që të mbështesin në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë Socialiste. Veliaj theksoi se PS është e vetmja forcë e cila i qëndron besnike qytetarëve dhe që nuk I ka zhgënjyer asnjëherë. “Kush është sot këtu si demokrat, si dikush që është zhgënjyer dhe do punë, është zhgënjyer nga urrejtja dhe do dashurinë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që marrin një kontratë dhe e lënë përgjysmë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që duan të zgjidhin hallet e tyre dhe jo hallet tona, po iu them se kanë bërë zgjedhjen e  duhur duke u bashkuar me PS-në, dhe e ju themi mirëseerdhët në familjen tonë, nuk do iu zhgënjejmë kurrë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati socialist nënvizoi se qytetarët shqiptarë e kanë tashmë të qartë se cila është diferenca mes opozitës e cila I ka sjellë vetëm shkatërrim vendit dhe Partisë Socialiste e cila ka qenë fokus qytetin dhe qytetarët për të ndërtuar më shumë çerdhe, kopshte,rrugë etj.

“Shqipëria është shumë më e emancipuar se opozita jonë. Çunat dhe gocat e Shqipërisë të demokratëve dhe socialistëve i kanë sytë në ballë, kush i ka parë kopshtet e reja ,shkollat, çerdhet që kemi bërë, kush e ka parë qoftë edhe këtë park dhe se si festohet këtu, kush ka parë të gjithë investimet që janë bërë nëpër lagje, dhe kush ka parë  kanalet vaditëse, kush ka parë se si janë mbjellë pemët, kush ka parë se si është rritur imazhi i Tiranës, kush ka parë se sa turistë kanë ardhur, kush ka parë që ekonomia e Tiranës po rritet me 10 %,  i ka sytë në ballë dhe në datë 30 do të votojë Partinë Socialiste të Shqipërisë”, nënvizoi ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 16/06/2019 18:40

    Zoti 5500 euro pisha don te faktorizohet... duro edhe pak se do i paguash nga hundet... shkaterrove sheshin ktheve parking privat gjith tiranen... po ja beni spakun dhurate rotacionit... tik tak

    Përgjigju
  • Edver+Eriona: 16/06/2019 15:57

    Mashtrues vodhe me miliona...e ke betonizuar Tiranen dhe del na ben propaganda more alabak. Nuk votojme me per ty. Ju doli rilindja nga hunet.

    Përgjigju
  • O tej: 16/06/2019 15:12

    Vdeksh ti o shpellari Berish o qen plak

    Përgjigju
    • EDveri + ERiona: 16/06/2019 23:01

      @ O Tej: IK more ti kanibal me Edver Kanibalin bashke...hajdute alabake plehra mbeturina marksiste kanibalo jugore

  • USA: 16/06/2019 14:16

    Politikanet shqiptare populli nuk ka force ti denoje sepse jane te paprekshem.Po per ju as Zoti nuk po hakmerret sepse e keni korruptuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!