Ka vetëm një rrugë për t'i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë politikanët e korruptuar

Ka vetëm një rrugë për t'i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë politikanët e korruptuar

Astrit Patozi

Për shqiptarin Abazoviq, që u kthye papritur në njeriun kyç të Malit të Zi, qarkullojnë shumë informacione këto ditë.

Mes tyre mund të ketë të vërteta, legjenda, shpifje apo thashetheme, dhe kjo ndodh me të gjithë ata që vihen në qendër të vëmendjes publike.

Nuk e di se si ndjehet ai vetë, por është e sigurt që çfarëdo që të mendojmë për të, ne nuk e bëjmë, as më të madh dhe, as më të vogël, se sa është, Dritan Abazoviqin.

Por nuk është karriera e një shqiptari të çuditshëm në Ballkan, që është bërë politikan kryesisht me votat e kombësive të tjera, ajo që më bën përshtypje.

Propozimi i tij për një qeveri ekspertësh duket se ka qenë edhe kollona kryesore e marrëveshjes së koalicionit, e cila mund ta rrëzojë Gjukanoviqin nga pushteti pas 30 vjetësh.

Meqë jemi në një rajon problematik, ku besa nuk vlerësohet shumë, askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr, nëse kësaj dakordësie do t'i shkohet deri në fund dhe aq më pak për fatin e kësaj qeverie teknike, që mund të krijohet së shpejti në Mal të Zi.

Nuk ka rëndësi, nëse kjo është një shpikje personale e shqiptarit Abazoviq apo një projekt më i gjërë ndërkombëtar për të pasur një tranzicion të butë pushteti në Podgoricë, ndoshta edhe me pëlqimin e presidentit humbës.

Por nëse do të funksiononte atje, them se do të kishte qenë një model i mirë edhe për Shqipërinë, e cila e ka më emergjente dhe më alarmante nevojën për të dalë nga kthetrat e 3 apo 4 personazheve, që i kanë bërë gjëmën për dekada me radhë dhe as që e çojnë ndërmend të tërhiqen ndonjëherë.

Por që kjo të realizohet duhet në radhë të parë t'u presësh thonjtë dhe të mos ua lësh ta kenë prapë ata në dorë.

Sepse po e patën, nuk ka nevojë të shtrydhësh fantazinë, sepse bëjnë ekzaktësisht të njëjtën gjë; e fusin Shqipërinë mes këmbëve dhe e copëtojnë të gjallë.

Dhe ka vetëm një rrugë për t'i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë autokratët apo politikanët e korruptuar, kudo në botë.

Duke i refuzuar dhe duke i sfiduar përmes zgjedhjeve, të cilat, fatmirësisht, i kemi në prag.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicigoli: 04/09/2020 17:46

    Shqipnin e shpeton vec Flamur Noka ta bajm zgjedhje e ta veme ne kry vendit

    Përgjigju
  • eli: 04/09/2020 14:03

    Ti je politikan i korruptuar.Ke qene kryetar i grupit parlamentar te partise me te madhe qe shquhet per krim e korrupsion!Ti e di shume mire se ckeni bere.Do s'do je pjese!

    Përgjigju
  • Vlore: 03/09/2020 21:57

    Duke filluar nga ty i pari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb