Ekipi kombëtar U-21 i drejtuar nga trajneri Skënder Gega më datë 6 shkurt do të zhvillojë një ndeshje miqësore përballë ekipit të Maqedonisë në stadiumin e qytetit të Laçit. Ndeshja miqësore zhvillohet në prag të hedhjes së shortit, por edhe në të njëjtën ditë me miqësoren që do të zhvillojë ekipi i parë përballë ekipit të Gjeorgjisë në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Përpara sfidës trajneri Skënder Gega rrëfen për gazetën "Shqiptarja.com" emrat e rinj që ka afruar. "Për ndeshjen miqësore me Maqedoninë kemi thirrur shumë futbollistë të rinj nga Greqia, Itali, Zvicra, Gjermania, por edhe Anglia. Do të jetë një test mjaft i rëndësishëm për të parë nga afër kapacitetin e tyre, aq më tepër në prag të hedhjes së shortit për eleminatoret e ardhshme" shprehet Gega.
Por kush janë disa nga emrat e rinj? "Disa nga futbollistët që afrohen për herë të parë në kombëtare janë Valentin Gjokaj, Kabashi i Juventusit, Pasarada që vjen nga Gjermania, por edhe shumë të tjerë. Kam shumë besim te Valentin Gjokaj, i cili luan me ekipin e Derbi Counrty si mbrojtës, madje është edhe kapiteni i ekipit. 19-vjecari ka treguar një formë shumë të mirë duke premtuar për të ardhmen.
Elvis Kabashi është një tjetër futbollist që bashkohet për herë të parë me ekipin U-21, pasi më parë ka luajtur me U-19. Aftësitë e tij i njohin të gjithë, pasi jo më kot është grumbulluar edhe me ekipin e parë të Juventusit. Në listë janë edhe shumë futbollistë të tjerë, mes tyre dhe Pasarada që vjen për herë të parë nga Gjermani. Në këtë ndeshje më shumë rendësi ka paraqitja e elementëve të rinj se rezultati" përfundon Gega.
Lista e fubtollisteve per ndeshjen me Maqedoninë:
Orestis Menka portier Levadhiakos
Amarildo Cekrezi portier Anderleht
Agonit Sallaj mbrojtes Biel - ben
Valentin Gjokaj mbrojtes Derby County
Armir Rahmani mrojtes Drenica
Leart Pacarada mbrojtes Leverkusen
Kastriot Dermaku mbrojtes Melfi
Gentian Duraku mbrojtes Nojmunster
Mergim Bajraktari mesfushor Thun
Shpend Matoshi mesfushor Kiaso
Gjelbrim Tahipi mesfushor Shkendija
Idriz Batha mesfushor Besa
Andi Thanoj mesfushor Grimsbi
Mergim Brahimi mesfushor Grasshopper
Klodian Gjino mesfushor Olimpiakos
Elvis Kabashi mesfushor Juventus
Vasil Shkurtaj sulmues Tondela
Valon Ahmeti sulmues Sud Tirol
Liridon Selmani sulmues Hamstad
Dylber Balla
/Shqiptarja.com