Kabinet të ri Kardiologjie edhe tek
Qendra Shëndetësore e Specialiteteve 

Kabinet të ri Kardiologjie edhe tek<br />Qendra Shëndetësore e Specialiteteve 
Qendra Shëndetësore e Specialiteteve Nr. 3 në Tiranë është pajisur sot me Kabinet të ri Kardiologjie ku mbi 5500 pacientë të cilët kanë probleme me zemrën dhe 230 mijë banorë të Tiranës, të cilët kryejnë vizitat pranë saj do të marrin shërbim më të specializuar falë aparaturave të vendosura në këtë kabinet.

Pacientët do të mund të kryejnë ekzaminimin e ekos kardiake, si dhe provat ushtrimore, apo të ekzaminohen me Holter tensioni arterial apo Holter ritmi kardiak.Gjatë përurimit të këtij kabineti, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka theksuar se investimet e bëra në fushën e kardiologjisë pikërisht pranë Qendrave Shëndetësore kanë ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiake. Nga ana tjetër ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë është duke kryer një sërë investimesh tek kujdesi parësor duke u ofruar shërbim shëndetësor pacientëve pranë zonave të banimit.
 
Unë besoj se ne vazhdojmë të demonstrojmë fuqizimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe sidomos fuqizimin e kujdesit për sëmundjet kardiovaskulare. Ky është një angazhim programor dhe padyshim sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundjet me barrën më të madhe të sëmundshmërisë në vend. Në Tiranë kemi praktikisht katër kabinete të tilla të cilat kanë filluar të funksionojnë prej disa javësh dhe bashkë me 11 kabinetet që janë në spitalet rajonale të vendit, pra kemi 15 kabinete që ofrojnë kujdes shëndetësor përveç kujdesit shumë më të specializuar që ofrohet në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” ka pohuar ministri Beqaj.

Investimi për këtë kabinetet kap vlerën e 5.8 milion lekëve. Ndërkohë, Beqaj risolli në vëmendje të banorëve të kryeqytetit se ku ndodhen kabinetet e tjera të kardiologjisë.

Kabinete të kardiologjisë në kryeqytet kemi në Qendrat e tjera Shëndetësore të Specialiteteve, pikërisht tek QSH 1 apo ajo që njihet si Poliklinika Iraniane,  QSH 2 që ndodhet tek 21 Dhjetori, dhe QSH 3 poliklinika në të cilën ndodhemi sot. Po kështu, kabinet kardiologjie ka edhe te Qendra e Specialiteteve që kemi në Paskuqan,” ka pohuar kreu i shëndetësisë. Duke theksuar se prania e këtyre kabineteve u bën të mundur mjekëve kardiologë të ushtrojnë më mirë profesionin e tyre, ministri Beqaj bëri me dije se edhe pacientët mjekohen më shpejt por lehtësohet edhe puna e Kardiologjisë në QSUT.
 
Hapja e këtyre kabineteve pranë Qendrave Shëndetësore të Specializuara sipas Ministrit të Shëndetësisë  ishte edhe më e nevojshme pas nisjes së kontrollit bazë falas për moshat 40-65 vjeç, pasi qytetarët të cilët rezultonin me probleme nga “check–up” duhet të vijonin të tjera kontrolle të specializuara. “Kabinetet u bënë edhe më të domosdoshëm për të vijuar zbatimin efektiv të kontrollit bazë. Pra nëse ne ofrojmë “check-up” për shumë shqiptarë, rastet kur nga “check-up” ka dyshime do të duhet të vijonin me trajtimin e mëtejshëm të ekzaminimeve, dhe ky kabinet është mishërimi i këtij vazhdimi të kujdesit,” ka pohuar ministri Beqaj.

Mjekja kardiologe Dr. Manjola Liko ka theksuar se çdo ditë në Poliklinikën e Specialiteteve Nr 3 paraqiten mesatarisht tre raste të reja me probleme kardiovaskulare, të cilët referohen nga mjekët e familjes pas kryerjes së kontrollit bazë. “Çdo ditë në shërbimin tonë paraqiten dy apo tre pacientë të cilët vijnë nga “check-up” dhe kanë nevojë për shërbim më të specializuar. Kët pacientë kanë nevojë për interpretimin automatik apo për yndyrnat në gjak të cilat janë një faktor i rëndësishëm për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos për isheminë e miokardit dhe atakun kardiak” ka pohuar kardiologjia Dr. Manjola Liko.
 
Nga ana tjetër, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore 2, Valdete Malaj ka pohuar se  institucioni që ajo drejton ka një fluks të madh pacientësh ku vetëm gjatë vitit të kaluar rezultojnë se janë kryer rreth 200 mijë vizita për 22 shërbime të ndryshme të specializuara, nga të cilat katër janë unike për shërbimin parësor në kryeqytet.  QSH 3 ofron shërbim të specializuar edhe për pacientët e Vorës, Farkës, Saukut, Shëngjergj, Bërzhitë, Zall-Bastar, Zall-Herr, Bregu Lumit, Prezë dhe Bërxull.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë