Kabllogrami raporton për një takimi midis Uithers dhe Luan Hoxhës, realizuar më 17 qershor te viti 2008 me kërkesë të vetë ushtarakut të lartë.
Kujtojmë që shpërthim në Gërdec ndodhi më 15 mars të 2008-ës.
I sapo liruar nga detyra Gjeneral Hoxha i ishte shprehur ambasadorit amerikan se Ministri i Mbrojtjes, Famir Mediu, kishte dijeni për gjithçka që ndodhte në Gërdec.
Sipas tij, vendimi u mor nga vetë ministri për vendin ku do të kryhej demontimi i armëve, llojit të tyre si dhe program që do të ndiqej në këtë proces. Hoxha i pat deklaruar diplomatit amerikan se stafi i tij do të merrej vetëm me transportin e armëve si dhe ruajtjen e vendit, asgjë më shumë.
Ushtaraku shprehet se djali i kryeministri Berisha, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet telefonit i ushtronte presion për të ofruar municion të kalibrit më të lartë dhe kjo procedurë të kryhej pa vonesa.
I pyetur nga Uithers nëse ai kishte raportuar këtë informacion Prokurorit të Përgjithshëm, Hoxha u përgjigj po. I kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet hetuesve ndërkohë që për këtë kishte frikë të fliste. Për këtë ngjarje gjenerali Hoxha u shpreh se kishin dijeni edhe zyrtarë të lartë të tjetë. Ndërkohë nga ana e tij ambasadori amerikan u shpreh se ky hetim do të ishte i suksesshëm në rast se ata që kishin informacion, do të thonin të vërtetat. Djali i ish kryeministrit të asaj kohe, Shkëlzen Berisha, kurrë nuk është marrë në pyetje nga prokuroria gjatë hetimit mbi tragjedinë e Gërdecit.
(Kabllogrami i publikuar nga WikiLeaks)
Reagon Shkëlzen Berisha
Menjëherë pas bërjes publike të këtij fakti, në rrjetin social “Facebook” ka reaguar edhe Shkëlen Berisha, i cili ka risjellë në vëmendje përgënjeshtrimin që ka bërë vetë Luan Hoxha në vitin 2011,(Kur Berisha ishte në pushtet) ndërkohë që ka shtuar se mohon cdo kontakt apo bisedë për cështjen në fjalë. Për këtë, thotë Shkëlzen Berisha ka dëshmuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Prokurori e Gjykatë.
“Duke konfirmuar këtë takim si konfidencial e kortezie që unë në cilësinë e ish Shefit të Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Uidhers, dëshiroj të sqaroj se: Gjatë këtij takimi nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht”,
Shpjegimin tim mbi përgjegjësitë, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Prokurori, dhe në Gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekullimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje”
P.S ky pergenjeshtrim eshte botuar ne shume media ne 2011 dhe mund te gjendet dhe sot ne faqet e tyre online.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)