'Kacifas'/ Gazetari Artan Hoxha: 4 shqiptarë të vrarë në Greqi, pse nuk flasin Meta-Rama, Berisha dhe Basha?

Pas amendamentit që Parlamenti Europian ka miratuar ditën e sotme për vrasjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kacifa, ku i kërkon Shqipërisë që të zhvillojë një hetim të plotë për këtë vrasje, gazetari Artan Hoxha ka thënë se ky vendim, provon se ngjarja nuk ishte banale.

Në studion e '45 minuta' me gazetarin Denis Minga, Hoxha ka thënë se pavarësisht faktit se në Greqi janë vrarë 4 shqiptarë, ende nuk ka asnjë reagim nga krerët më të lartë të shtetit, por as nga opozita, nuk ka asnjë reagim.

PE dëshmon qartë se ngjarja e Bularatit nuk ishte ashtu siç u përpoqën ta shisnin në Shqipëri, si një ngjarje ordinere dhe banale. Ajo ngjarje në dukje një ngjarje tërësisht kriminale, vetëm në javën e fundit mos harroni grekët kanë vrarë 4 shqiptarë. S’kam dëgjuar as presidentin që flet për një parullë për tifozët e Partizanit. As kryeministrin, asnjë tjetër. Ku do shkonte ai shqiptari që ishte aty. S’ka folur njeri. Askush nuk ka folur për shqiptarët që kanë folur padrejtësisht. Askush nga këta burrat e dheut që u shqetësuan herën e parë nuk ka folur për humbjen e jetës së 4 shqiptarëve. Nëse një terrorist si ai që u vra në Bularat vlen më shumë se vrasja e 4 shqiptarëve, unë se di çfarë kandari kanë këta. Kush ua lidh gojën që u erren sytë kur del greku para? 4 arkivole të ardhura në Shqipëri. Dini gjë nëse ministria jonë  e Jashtme, e Brendshme, deputetët tanë të jenë interesuar? Kanë pyetur gjë? Kanë kërkuar gjë zbardhje?

Artan Hoxha, gazetari investigativ i Report Tv

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqifi: 29/11/2018 19:36

    Aqifi vrojton qe te lartpermendurve i pelqen kur greku i msyen nga pas, per ate nuk reagojne. Edhe “pasuria” e tyre mund te jete depozituar ne qipro/gerrqi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë