BRUKSEL- Parlamenti Europian ka miratuar një amendament lidhur me vrasjen e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Konstantinos Kaçifa. (SHIKO KËTU) 

Amendamenti i PE-së është propozuar nga deputeti grek i PASOK-ut, Nikos Androulakis, dhe është mbështetur edhe nga eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. 

Sipas këtij amendamenti, PE pret që shteti shqiptar të kryejë një hetim të plotë lidhur me rrethanat e vrasjes së Kacifas nga RENEA në 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. 

Vëren tensione pas një incidenti që përfshin humbjen e jetës së Konstantinos Katsifas, një anëtar i pakicës greke në Shqipëri, i cili u qëllua për vdekje nga RENEA gjatë një përkujtimi të Luftës së Dytë Botërore në Bularat më 28 tetor 2018. Parlamenti Europian bën thirrje për përmbajtje nga të dyja palët dhe pret që autoritetet shqiptare të hetojnë dhe qartësojnë rrethanat që çuan në vrasjen e Kaçifas.

Amendamenti i lëshuar nga Parlamenti Europian 

Lajmi ka bërë bujë në mediat greke të cilat e kanë përcjellë të parat amendamentin e lëshuar nga Parlamenti Europian lidhur me vrasjen e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Konstantinos Kaçifa. 

Artikulli në median greke "Kathimierini"

Në seancën e zhvilluar në Parlamentin Europian ka raportuar edhe eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous ashtu siç edhe e kishte premtuar. (SHIKO KËTU) Ajo ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, si të korruptuar dhe se ka bërë akte kriminale ndaj minoritetit grek në Shqipëri. 

Personalisht si një raportuese, dua të sqaroj se në Shqipëri ka një qeveri të korruptuar, njësoj si Erdogan. Që vazhdon të kryejë akte kriminale ndaj minoritetit grek në Shqipëri. grekët jetojnë në frikë, iu janë privuar të drejtat e tyre njerëzore për shkak të dhunës që ushtrohet nga autoritetet shqiptare. Ata nuk përdorin dot as gjuhën greke. Grekët po emigrojnë, prandaj Shqipëria nuk duhet të integrohet derisa të drejtat e grekëve të respektohen.

Eleni Theocharous, eurodeputetja qipriote në Parlamentin Europian

Sipas saj, një shtet i tillë nuk ka vend në BE dhe çdo proces pranimi duhet të ndalet menjëherë, derisa të drejtat e grekëve të respektohen në një Shqipëri demokratike.