“Vendimi i bazuar në marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës i jep fund bllokadave për Kosovën, sepse substanca e Bashkimit Evropian dhe i komunitetit të biznesit është liria e lëvizjes për njerëzit dhe mallërat, pastaj shërbimet, kapitali dhe idetë. Pas marrëveshjeve të fundit, Serbia duhet ta dëshmojë veten, jo vetëm me fjalë, por edhe në zbatimin e këtyre marrëveshjeve” tha Jelko Kacin – raportues i BE-së për Serbinë.
Kacin përmendi edhe shembujt e rajonin, duke theksuar se Maqedonia është ajo që duhet të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë sa i përket cështjes së emrit. Ndërsa sa i përket Kosovës, ai shtoi se procesi i liberalizimit të vizave duhet të ecë shumë më shpejt.
“Studimi i fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është sinjal i mirë, por jo i mjaftueshëm. Neve nuk na duhen deklarata, por na duhet zhvillim” shtoi Kacin pas një takimi me zëvendëskryeminsitrin e Kosovës, Sllobodan Petroviq.
Aty u diskutua edhe për situatën politike dhe procesin e decentralizimit. Petroviq tha se për të gjithë ata që duan t`i vlerësojnë drejtë marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, duhet ta vizitojnë jugun e Kosovës, pasi që veriu nuk është tregimi real.
/rg/shqiptarja.com/
