Kadare edhe këtë vit pa Nobelin
e Letërsisë,e fiton Patrick Modiano

Kadare edhe këtë vit pa Nobelin<br />e Letërsisë,e fiton Patrick Modiano
Edhe këtë vit shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare nuk ka mundur të jetë fituesi i çmimit Nobel 2014 për letërsinë.  Komiteti i Nobel i ka dhënë çmimin autorit francez Patrick Modiano.

Sipas Komitetit vlerësues çmimi Nobel i është dhënë autorit francez pasi "për artin e kujtesës si dhe shkrimet e tij për fatin e njeriut në pushtimin nazist ". Çmimi ka një vlerë prej 691.000 dollarë.Fituesit e mëparshëm përfshijnë gjigantët e  letërsisë si Rudyard Kipling, Toni Morrison dhe Ernest Hemingway. Gjithsej 111 persona kanë  fituar Çmimin Nobel në Letërsi midis 1901 dhe 2014.

Shkrimtari francez, Modiano, 69 vjeç, është vlerësuar për romanin ‘Akademia Franceze’. Ndërkohë që më herët, Modiano është shpërblyer edhe me çmime të tjera. 

Në vitin 1972, me çmimin francez, ‘Prix Goncourt’, për letërsi, në 2010 është shpërblyer edhe nga Instituti francez, për angazhimin e tij jetësorë, në 2012 ka marrë çmimin Austriak për Letërsi Evropiane, dhe i fundit është çmimi Nobel 2014 për letërsi.

Fituesi i vitit të kaluar për çmimin Nobel për Letërsinë ishte autorja kanadeze Alice Munro.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato