Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është kandiduar për çmimin “The Indipendent Foreign Fiction Prize 2013”.
Lista e shkurtër prej 6 shkrimtarësh është botuar nga gazeta londineze “Thë Indipendent”, ku Kadare radhitet me romanin “Darka e gabuar” ( në anglisht The fall of thë Stane City nga shqipja e John Hodgson).
Vepra e Kadaresë ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe shtypit britanik, të cilët e kanë renditur si kandidat kryesor të “The Indipendent Foreign Fiction, I vetmi çmim britanik për letërsinë e huaj të botuar gjatë një viti në Britaninë e Madhe.
Nga lista e gjatë prej 16 shkrimtarësh dhe 13 gjuhë, kjo listë është shkurtuar në 6autorë dhe 4 gjuhë: (Darka e gabuar) e Ismail Kadare, Dublinesque e Enrique Vila-Matas (Spanjë), The Detour e Gerrband Bakker (Danimarkë), Traveller of the Century e Andrés Neuman (Spanjë), Bundu e Chris Barnard (Afrikë),dheTrieste e DasaDrndic (Kroaci).
Bien në sy skualifikimi nga kjo garë e nobelistit OrhanPamuk, me librin e tij “Silent house”.
Shkrimtarja Elif Shafak, një nga anëtarët e juries së këtij viti, tha se lista e shkurtër e gjashtë titujve, “reflekton një larmi magjepsëse stilesh, zhanresh dhe gjuhësh nga e gjithë bota.”
Fituesi i këtij çmimi do të nderohet në Royal Institute of British Architects, në Londër, në 20 maj 2013, me një vlerë prej £10.000, e cila ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.
(gre.m/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com