Një 29- vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka tentuar të përdhunojë një 22- vjeçare.
 
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 22- vjeçarja me inicialet I.R është njohur me djalin nga Lezha Xh.G 29 vjeç në rrjetin social në Facebook.
 
Të rinjtë kanë folur me njëri- tjetrin për një kohë dhe më pas kanë vendosur të takohen.
 
Mësohet se 29- vjeçari pasi është takuar me I.R e ka përcjellë atë afër shtëpisë ku dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Vajza ka bërë rezistencë e për këtë arsye, ajo pretendon se djali ka ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj.
 
Pasi ka arritur të dalë nga makina, 22- vjeçarja ka shkuar në Polici ku dhe ka bërë denoncimit. G 29 vjeç është shpallur në kërkim nga policia.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)