Kafka e një majmuni fëmijë,ndriçon
të kaluarën e largët të njerëzimit

Kafka e një majmuni fëmijë,ndriçon<br />të kaluarën e largët të njerëzimit
Kafka e një majmuni foshnje, i pagëzuar me nofkën Alesi, që banonte në një pyll në Kenia rreth 13 milion vite më parë, po ofron një vështrim të ri se si mund të jetë dukur paraardhësi i zakonshëm i njerëzve.

Shkencëtarët zbuluan kafkën në gjendjen më të mirë të ruajtur nga ç’janë zbuluar deri më tani, duke i dhënë mundësi të studiojnë karakteristika të tilla si: zgavrën e trurit, strukturën e veshit të brendshëm dhe dhëmbët.

Me feçkën e saj të vogël, kafka i ngjan asaj të një gibboni, një majmuni të vogël që gjendet në Azi. Por organi balancues brenda veshit të tij të brendshëm ndryshonte nga gibbons dhe kjo çoi në sugjerimin që speciet e Alesit lëviznin nëpër pemë më me kujdes dhe  kishin krah më të shkurtër sesa gibbons, të cilat lëkundeshin nëpër pemë me lehtësi akrobatike.

Kafka mund ti përgjigjet një pyetje të gjatë për origjinën e prejardhjes të njerëzve, duke treguar se parardhësi i tyre ka evoluar në Afrikë dhe jo në Azi, thonë shkencëtarët.

Shumë fosile përshkruajnë evolucionin që është zhvilluar që nga linja e ngushtë që çoi në ndarjen e njerëzve  nga shimpanzetë, kushërinjtë tanë më të afërt evolucionistë, 6 deri në 7 milionë vjet më parë. Speciet tona,

Homo sapiens, u shfaqën përafërsisht 300,000 vjet më parë në Afrikë.

Fosilet më shumë se 10 milion vjet të vjetra që mund të ndriçojnë evolucionin e paraardhësve të përbashkët të njerëzve dhe majmunëve modernë janë të rralla, shpesh vetëm dhëmbë dhe kocka nofullash.

Kjo është arsyeja pse ky fosil, i zbuluar në perëndim të Liqenit Turkana në Kenia veriore, konsiderohet zbulesë.

"Unë e vlerësoj sa e vështirë është të gjejmë diçka të tillë, prandaj, kur e gjetëm këtë, isha mbi hënë dhe ende jam në hënë", tha paleontologu Isaiah Nengo i Institutit të Pellgut Turkana të Universitetit Stony Brook të Nju Jorkut dhe Kolegjin De Anza të Kalifornisë.

kafka
  Kafka e zbuluar

Emri Alesi rrjedh nga "ales", që do të thotë "paraardhës" në gjuhën turkane lokale.

Ajo i përkiste një specieje të re të quajtur Nyanzapithecus alesi, që ishte e lidhur ngushtë me paraardhësin e përbashkët të njerëzve dhe majmunëve modernë, megjithëse paraardhësi ka të ngjarë të ishte edhe më i vjetër, tha paleontologu i University College London, Fred Spoor.

Dhëmbët e Alesit dhe tubat e veshit me kocka të zhvilluara, treguan ngjashmëri me majmunët modernë.

Linjat e rritjes në dhëmbët e rritur treguan se Alesi ishte një vit e katër muaj kur ka vdekur. Studiuesit, të cilët nuk mundën të përcaktonin seksin e tij, thanë se Alesi mund të ketë humbur jetën në një shpërthim vullkanik.

Studimi u botua në revistën Nature.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë