Kafshët shtëpiake ndihmojnë kundër çrregullimeve psikologjike

Kafshët shtëpiake ndihmojnë kundër çrregullimeve psikologjike

Foto ilustruese

Kafshët shtëpiake ndihmojnë në kurimin e çrregullimeve psikologjike, raporton një studim i fundit nga Universitetiti i Liverpool në Mbretërinë e Bashkuar. Prania e një kafshe i bën këta persona të ndihen më të sigurt dhe të lumtur.

Drejtuesja e studimit Dr Helen Louise Brooks ka publikuar të dhënat e të gjithë hulumtimit, qe mori në studim persona që vuanin nga skizofrenia, depresioni, stresi dhe çrregullimi bipolar.

Këta persona nisën të bashkëjetonin me kafshë si macja, qeni, zogjtë dhe u vu re një përmirësim në gjendjen e tyre mendore dhe emocionale. Pacientët nisën të argëtoheshin dhe të ndiheshin më mirë.

Në intervistat e zhvilluara një nga personat kishte deklaruar se kishte tentuar të vriste veten, e në momentin që kishte qenë pranë aktit kishte menduar pasi të iki kush do kujdeset për lepujt? E pas kësaj kishte hequr dorë nga vetëflijimi.

Dr Brooks e sqaron këtë se kafshët i ndihmojnë të vendosin një ndjenjën stabiliteti dhe vazhdimësie, i bënë të ndihen sigurt dhe që dikush i do pa e gjykuar ndjesi të cilat shpesh herë nuk i merrnin nga marrëdhëniet e tjera familjare apo shoqërore.

Të dhënat e studimit kanë sjelle në dritë fakte të rëndësishme dhe sipas ekspertëve në qendrat e kurimit të sëmundjeve mendore duhet të përfshihet dhe trajtimi me kafshë shtëpiake. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë