Fantazisti brazilian i Milanit, Kaka ka folur për herë të parë pas publikimit të listës së trajnerit Skolari për kampionatin botëror ku u la jashtë. “Më vjen keq që nuk do të jem në botëror, por nuk jam i trishtuar, sepse kam gjithçka kam mundur në një edicion të vështirë” deklaroi ai.

Përpos Kaka-së, trajneri i Brazilit, Skolari la jashtë kampionatit botëror edhe emra të tjerë të njohur si Ronaldinjo, Robinjo, por edhe Pato. Megjithatë shigjetat e kritikave janë drejtuar vetëm për zgjedhjen e fantazistit të Milanit, i cili shikoj si element i vlefshëm.

Mesi: Nuk më duhet kupa e botës
Sulmuesi i ekipit të Barcelonës, Lionel Mesi ka hedhur poshtë deklaratat se ai duhet që të fitojë kupën e botës për t'u bërë futbollisti më i mirë në historinë e futbollit.

“Unë nuk kam nevojë domosdoshmërisht për kupën e botës që të shpallem më i miri në histori, pasi tashmë kam arritur mjaft për këtë. Për vendin tim do të ishte diçka shumë e veçantë të fitojmë trofeun në Brazil, prandaj do të jap maksimumin”, u shpreh Mesi


d.b/shqiptarja.com