Drejtuesi i mjetit që mësohet së është nga qyteti i Gjirokastrës, ka kalur pa asnjë problem palën shqiptare, ndërsa kur ka shkuar tek pala greke ka debatuar me efektivin e Policisë Kufitare dhe më pas ka nisur makinën pa iu nënshtruar kontrolleve.
Policia greke është vënë mënjëherë në ndjekje të shtetasit shqiptar, teksa pak kilometra më larg është gjetur dhe mjeti i braktisur.
Sipas polcisë helene drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike në makinë, të cilën mund ta ketë hedhur gjatë ndjekjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)