KAKAVIJE - Bllokimi i Kakavijës si shkak i një defekti kompjuterik, veç rradhëve të gjata, ka sjellë edhe reagimin zyrtar të pikës së kalimit kufitar. Në një komunikatë të bërë për shtyp, pala greke ka njoftuar se riparimi i defektit kompjuterik, nuk mund të kryhet, të paktën deri nesër në mesditë, ndërsa iu bëhet thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike të mos nisen pasi nuk do të lejohet kalimi i tyre.
Sipas njoftimit në fjalë, rikthimi i kalimit në këtë pikë kufitare me regjistra, ka bërë që të lejohet kalimi vetëm për ata persona që janë të huaj ose që kanë dokumenta të rregullta greke.
“Për shkak të defektit në sistemin kompjuterik në palen greke, pas kontakteve të mara nga policia kufitare e Kakavijës, pala greke ka bërë me dije që deri ditën e nesërme në mesditë defekti nuk mund të riparohet. Për këtë shkak do lejohen të hyjnë në shtetin grek, të gjithë shtetasit e huaj, shtetasit grekë dhe ata shtetas shqiptarë që kan dokumenta të regullta greke. Ata shtetas që kanë vetëm pasaportë biometrike, deri nesër në mesditë nuk mund të hyjnë në shtetin grek. Nisur nga ky fakt iu bëjmë me dije të gjithë atyre shtetasve me pasaportë biometrike që kan planifikuar të udhtojnë për në shtetin grek të mos nisen.” thuhet në komunikatë.
Pika kufitare e Kakavijës, e cila është edhe më e madhja në kufirin me Greqinë, është bllokuar ditën e sotme që prej orës 14:00 si shkak i një anomalie në sistemin kompjuterik. Ndërkohë burime të A1 Report, njoftuan se krahas bllokimit të saj, pasi kalohet kufiri helen, dy shtetas grekë, u kërkojnë emigrantëve shqiptarë të shprehin mendimin e tyre pro ose kundër ndarjes së re territoriale të Himarës.
Lidhur me këtë nuk ka akoma një reagim të Athinës zyrtare, megjithatë rradhë të gjata të emigrantëve janë krijuar në kufi, ndërsa sipas njoftimit, do t'i shtohen edhe shqiptarët që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdetin helen.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com