KAKAVIJE- Një doganier dhe katër inspektorë policie pranë Pikës së Kalimit Kufitar janë arrestuar, pasi akuzohen se lejuan që të kalonte drejt Greqisë një kamion me 1.1 ton kanabis.
Të arrestuar janë doganieri Ylli Rustemi dhe dy inspektorët Vladimir Skrapalliu dhe Blerim Mëhilli, ndërsa në kërkim është edhe një tjetër inspektor Klement Budo dhe pronari i kamionit që po transportonte kanabisin drejt Greqisë, Qamil Muçaj.
Kamioni ka kaluar në 17 Shkurt në doganën e Kakavijës, ndërsa arrestimet janë kryer sot pas përfundimit të hetimeve.
Rasti i drogës i përket 17 shkurtit kur pala shqiptare është njoftuar nga policia kreke e cila në pjesën e saj të kufirit ka ndaluar një kamion të drejtuar nga shofer shqiptarë dhe ka mundur të sekuestrojë sasinë e canabisit prej 1.1 ton.
Shoferi shqiptar sapo ka konstatuar se droga e fshehur në kamionin e tij është zbuluar ka mundur të arratiset sqaron hetimi i prokurorisë, ndërsa pala greke ka kërkuar ndihmë për arrestimin e tij.
Por kalimi i këtij kamioni drejt territorit grek rezulton të jetë toleruar nga pala shqiptare me doganier dhe efektivë të policësë në turnin e17 shkurtit.
Kamioni s'u kontrollua me skaner e qen
Janë 5 veprime të dyshimta të zyrtarëve shqiptarë tashmë të arrestuar që kanë bindur prokurorin se ky grup kishte dijeni se në kamionin me destinacion Greqinë kishte drogë.
Ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner, kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Nuk është matur gjatësia e jashtme e karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme, nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla.
Gjithashtu prokuroria deklaron se nga doganierët nuk është vlerësuar fakti se shoferi Qamil Muçaj në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar kontrollit në kufi së bashku me kamionin që drejtonte mbi dyshimet se merret me aktivitet të kundraligjshëm.
Njoftimi i prokurorisë
Prokuroria për Krime të Rënda ka siguruar të dhëna të mjaftueshme hetimore, në bazë të të cilave rezulton se punonjës të Policisë dhe të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës kanë krijuar lehtësitë e nevojshme që një kamion me rreth 1.1 ton kanabis të kalojë në Greqi, në dt. 17.02.2017.
Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda nisi, fillimisht, në bazë të informacionit mediatik për zbulimin e këtij kamioni nga ana e autoriteteve greke dhe, më tej, nga referimi i Policisë së Shtetit. Në bazë të të dhënave hetimore rezulton se:
Në dt. 17.02.2017, në një kamion me targa dhe drejtues shqiptar, është zbuluar nga ana e autoriteteve doganore në pjesën greke të Kakavijës, një sasi prej rreth 1117 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva.
Shoferi i mjetit, i cili sapo kishte kaluar në Doganën dhe Pikën e Kalimit Kufitar shqiptar është larguar menjëherë nga mjeti, sapo ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën narkotike, e cila gjendej në pjesën e përparme të karrocerisë. Prej atij momenti, shoferi është larguar dhe nuk është gjetur nga ana e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur hetimet për llogari të tyre.
Pas këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet, nga ku rezultoi se punonjësit policorë dhe doganorë, të cilët kishin plotësuar formularët e kontrollit për këtë kamion, në fakt nuk kanë realizuar asnjë kontroll.
Më konkretisht;
- Ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner. Nga ky kontroll do të ishte evidentuar ngarkesa me lëndë narkotike e vendosur në një hapësirë të parapërgaditur në pjesën e përparme të karocerisë së kamionit, pasi ishte një sasi e konsiderueshme.
- Kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Nëse do të ishte vendosur në peshore do të dilte një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gram më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentat e tij.
- Nuk është matur gjatësia e jashtme e karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme. Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftuashme për të kuptuar se në karoceri ka ndërhyrje.
- Nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla. Në rast se qeni antidrogë do të ishte afruar kamionit apo të ishte futur brenda tij, nisur nga era karakteristike që ka lënda narkotike e llojit “cannabis sattiva” dhe sasi e konsiderueshme që ishte fshehur në kamion, me siguri rezultatet do të ishin pozitive.
- Nuk është vlerësuar fakti se ky shtetas në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar kontrollit në kufi së bashku me kamionin që drejtonte mbi dyshimet se merret me aktivitet të kundraligjshëm.
Për këto arsye, në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e miratuar nga Gjykata për Krime të Rënda, për disa persona, të dyshuar për veprën penale të “Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim.
Masat e sigurimit janë ekzekutuar nga ana e efektivëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, si edhe nga Policia e Shtetit, për 3 nga të dyshuarit, ndërsa për dy të tjerë nuk është bërë i mundur arrestimi dhe janë shpallur në kërkim, si më poshtë:
1.Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër, arrestuar
2.Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar
3.Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar.
3.Klement Budo, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, shpallur në kërkim
5.Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit, shpallur në kërkim
11.3 ton kanabis kaluan kufirin, 25 të arrestuar
Kujtojmë që pak ditë më parë arriti në 22 numri i punonjësve të doganës dhe policisë në Qafë Thanë dhe në portin e Durrësit që u arrestuan, pasi drejt Italisë kaluan 10 ton kanabis.
Në më pak se 3 javë ky është rasti i tretë ku hetimet e krimeve të rënda, policisë dhe partnerëve ndërkombëtar zbulojnë përfshirjen e doganierëve dhe efektivëve të policisë në trafikun e drogës me destinacion Greqinë dhe Italinë ndërsa të arrestuar në total janë 25 persona dhe 3 në kërkim.
(d.b/dy.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO