KAKAVIJË - Tre makina luksoze dhe një motor i madh janë bllokuar nga dogananierët grekë në Kakavijë, pasi shoqëroheshin me okumenta të falsifikuara dhe kishin të fshira numrat e shasisë. Tre makinat kishin destinacion Shqipërinë.

Doganierët kanë bllokuar një SMART me numër të fshirë shasie dhe 2 BMW X5, të cilat drejtoheshin nga shtetas shqiptar me dokumenta të falsifikuara.

Sikundër rezultoi nga hetimet, të tre makinat ishin vjedhur kohët e fundit në Athinë.

Vlen të përmendet se nga fillimi i vitit janë zbuluar nga doganierët grekë në Kakavijë 14 makina të vjedhura nga Greqia dhe Italia, të cilat kishin destinacion Shqipërinë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)