Kakavijë, Gjirokastër - Ministri Lleshaj takon forcat operacionale të FRONTEX

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me forcat e FRONTEX, të cilat operojnë prej 5 muajsh në kufirin tokësor me Greqinë. 

Ministri tha se përfitimi i Policisë së Shtetit nga bashkëpunimi me forcën e kontrollit të kufirit të jashtëm të BE-së është shumë i gjerë. 

"Që prej majit të këtij viti ka filluar në terren operacioni i përbashkët mes FRONTEX dhe Policisë Shqiptare, i cili synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë, me synimin e parandalimit, pengimit, kontrollit të migracionit të paligjshëm, i cili kalon përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera. Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet jashtë BE. Është një mision shumë i rëndësishëm, së pari për të penguar migracionin e paligjshëm, e dyta dhe ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, ka të bëjë me faktin që prej këtij operacioni ne synojmë të përfitojmë eksperiencë, të përfitojmë kontakte, të përfitojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policive të tjera, pjesë e FRONTEX. Është kënaqësi e madhe të konstatosh se oficerë nga shumë vende të Europës kryejnë shërbim së bashku me oficerë tanë të Policisë për kontrollin e kufirit tonë. Gjatë këtij kontrolli zhvillohet një dinamikë shumë interesante marrëdhëniesh, prej të cilave Policia Shqiptare përfiton shumë", nënvizoi ministri i Brendshëm. 

FRONTEX është i vendosur në 2 Pika të Kalimit, në Kapshticë dhe Kakavijë, me oficerë nga Gjermania, Çekia, Lituania, Sllovenia, Estonia, Hungaria, Finlanda etj.

Ata monitorojnë me trupa operacionale brezin e gjelbër, së bashku me Policinë Shqiptare, si dhe bashkëveprojnë për goditjen e trafiqeve dhe rritur sigurinë kufitare.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja