Gjatë operacionit të Hetimit Doganor të koduar 'Old Boys' u vunë në pranga drejtuesit e autobusit me inicialet D.M dhe E.Xh.
Në njoftimin për mediat bëhet me dije se mjeti autobuz i linjës Athinë - Tiranë, me targë AA678NM, i drejtuar nga shtetasit D.M dhe E.XH, pasi ka hyrë në doganën e Kakavijës, rreth orës 02:00 së datës 27.08.2017, nuk ka kryer deklarimin e mallrave të cilat i kishte në bagazh dhe më pas është kontrolluar nga strukturat doganore ku u konstatuan mallra te padeklaruara,duke faktuar veprën penale të kontrabandës me mallra të tjera.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër për veprën penale" kontrabandë me mallra të tjerë", kryer në bashkëpunim, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 174/2 i K.Penal, si dhe nenet 267/2/6 të K.Doganor.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com