Kakavijë/ Mashtroi një shqiptar nga Kosova dhe i mori 9 mijë euro, në pranga 41-vjeçari nga Hondurasi, po ikte në Greqi

Kakavijë/ Mashtroi një shqiptar nga Kosova dhe i mori 9 mijë euro, në pranga 41-vjeçari nga Hondurasi, po ikte në Greqi

Paratë e sekuestruara

Një 41 vjeçar nga Hondurrasi është arrestuar në Kakavijë në tentativë për të kaluar kufirin drejt Greqisë.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim pasi i mori 9 mijë euro një shqiptari nga Kosova duke e mashtruar. 41 vjeçari J.S lindur në Hondurras dhe banues në Gjermani, u ndalua në kufi ku iu sekuestruan 10.150 euro dhe 400 dollarë të padeklaruara.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij 41 vjeçarit i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Goli kundër Italisë, Nedim Bajrami futet në historinë e Kampionateve Evropiane! Rekord i tillë nuk ishte arritur kurrë

Goli kundër Italisë, Nedim Bajrami futet në historinë e Kampionateve Evropiane! Rekord i tillë nuk ishte arritur kurrë