GJIROKASTER- Ndihmonte shqiptarët të cilët kishin probleme ligjore të hynin në hapësirën Shengen, të kalonin kufirin kundrejt një shume prej 500 eurosh. Ervin Samaj, 28 vjeç nga Fieri kishte kohë që zhvillonte këtë aktivitet, ndërsa prej 3 muajsh mbahej nën vëzhgimin e policisë.
Vetëm mbrëmë policia e Gjirokastrës ka arritur ta arrestojë, Ervin Samaj teksa po ndihmonte dy femra e një mashkull nga Shkodra për të kaluar kufirin drejt Greqisë.
Aksioni për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit të atyre personave që janë me probleme në hapësirën Shengen u krye mbrëmë. 28 vjeçari u ndalua në fshatin Kakavijë duke ndihmuar 3 shkodranët të kalonin kufirin. Shtetasit nga Shkodra nuk hynin dot në hapësirën Shengen pasi kishin shkelur ditët e qëndrimit, informon drejtoria e policisë e Gjirokastrës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com