Një shqiptarë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar  në Kakavijë nga policia greke, pasi tentoi të hynte në shtetin fqinjë me një kur'an 200-vjeçar dhe me 25 mijë e 500 euro kesh të padeklaruara.

Sipas mediave greke, shqiptari kishte thyer ligjin pasi kurani datonte që në vitin 1830, dhe ligji grek mbi trashëgiminë kulturore,thotë se “çdo objekt mbi 200 vjeçar duhet të shoqërohet me dokumente përkatëse përpara se të dalë apo hyjë në tokën helene”.

Ndërsa, sipas policisë shqiptare, ngjarja ka ndohur para një jave dhe personit në fjalë, i cili nuk  u leju të hynte në Shqipëri, nuk i është gjetur kur'an, por vetëm 25 mijë e 500 euro të padeklaruara të cilat ju sekuestruan.

Nga takimi i shefit te stacionit kakavijw me policinw greke, u konfirmua prej tyre se kane ndaluar para njw jave, nw dalje nga Greqia për të hyrë në Shqipëri, njw shtetas shqiptarw me 25000 euro, ndwrsa pala greke nuk ka deklaruar gje per bllokimin e librit te kur'anit.
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com