KAKAVIJE- Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar në pikët kufitare të kalimit doganor në Kakavijë, pasi tentoi të jepte ryshfet për të kaluar në Greqi. Shqiptarja ishte e pajisur me pasaportën e re biometrike, por ishte false.
 
Sipas mediave greke, shqiptarja u përpoq t’i jepte policit grek 100 € për të kaluar në Greqi me pasaportë false.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)