Tenton të kalojë pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në drejtim të Greqisë me 12 500 euro cash të padeklaruara, procedohet qiprioti 34-vjeçar.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai do hetohet në gjendje të lirë. Qipriotit i janë bllokuar paratë për shkak se nuk ka deklaruar shumën teksa kalonte kufirin. 

I pyetur nga policia në Kakavijë, 34-vjeçari është shprehur se paratë janë të tijat, por nuk e dinte që duhej t'i deklaronte. "Eurot janë të miat. Nuk e dija që duhet t’i deklaroja", ka thënë ai. Pas dëshmisë në polici, qiprioti është lejuar të largohet në drejtim të Greqisë, ndërsa paratë janë bllokuar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com