KAKAVIJË-Rreth 16 kg kanabis janë sekuestruar ditën e mërkurë nga policia kufitare në vendin e quajtur “Shelgu”.
 
Ndërsa dy personat të cilët po e transportonin në dy çanta duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen.
 
Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
 
Destinacion i kanabisit që është sekuestruar ishte Greqia.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
 
droge kakavije
droge kakavije
Redaksia Online
E.L/ Shqiptarja.com